Ndryshimet Kushtetuese, Osmani: Duam të kemi proces konsensual
Propozimi për ndryshimet kushtetuese...

Propozimi për ndryshimet kushtetuese do të dorëzohet në Kuvend pasi të shterren të gjitha mundësitë që ky proces të jetë konsensual. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tha se punojnë me linjën ideologjike të VMRO – DPMNE-së, e cila i kupton pasoja e izolimit të vendit.
“Jam i bindur dhe veçmë shoh sinjale në VMRO – DPMNE për një ndarje ideologjike në raport me atë që po flas, ka njerëz në VMRO – DPMNE sipas informatave të mia, të cilët argumentojnë me këmbëngulje se, nuk duhet të lëshojmë shansin që tani të bëhët ai dallim i qartë në Kushtetutë se bullgarët këtu janë pakicë. Një linjë komplete ideologjike në VMRO – DPMNE, të cilët i kuptojnë pasojat nga izolimi i shtetit dhe hyrja në rrugën e dytë. Veç më po shteren të gjitha mundësitë që të bindet VMRO – DPMNE, nuk them se janë shterur, por për këtë do të punojmë paralelisht me këtë linjë ideologjike e cila e don këtë shtet, e don ardhmërinë e tij dhe e sheh si evropian, prosperues” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ndryshimet Kushtetuese, ka njerëz të VMRO-së që mbështesin ndryshimet
Tha se do të realizohen takimet e ndara me deputetët e VMRO – DPMNE-së që i ka paralajmëruar zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, me qëllim që saktësisht të njoftohen se për çfarë bëhet fjalë.
“Vota e tij do ta vërtetojë të ardhmen e këtij vendi për dekadat e ardhëshme. Ata patjetër se duhet të informohen.Unë si ministër i punëve të jashtme jam i obliguar që t’ju tregojë për këto dy shtigje që janë vizatuar nga BE. Rruga e shpejtë për mbarimin e antarësimit për disa vende nga Ballkani Perendimor dhe rruga e ngadalshme ku do të pritet zgjidhja e çështjeve të hapura. Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skrininkgut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës” – deklaroi Osmani.
Sipas Osmanit kjo është e pafalshme që Maqedonia e Veriut të ngecë në këtë proces, ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara. (Meral Ismaili, TVM2)
