Rasti "Feniks", Todoroviq në paraburgim shtëpiak

01.07.2023 16:50

Gjykata penale në Shkup...

Gjykata penale në Shkup ka caktuar masën e paraburgimit shtëpiak për ish-kryetarin e Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, i cili është një nga të dyshuarit në rastin “Feniks” për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit lidhur me furnizimin e 11 përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014".

Ai në dalje nga gjykata tha se nuk ndjehet fajtor .Ish-kryetarit të Këshillit komunal Vlladimir Zdravev, të dyshuarit Igor Sekullovski dhe Lupço Bakev iu shqiptua masa e paraburgimit  prej 30 ditëve, paraburgim shtëpiak i është caktuar edhe Todor Deljanoskit.

Listën e të dyshuarve për këtë rast e kryeson ish Kryeministri Nikolla Gruevski, ish zv/kryeministri dhe ministër i finansave Zoran Stavrevski, ish ministra Kançevska Milevska, ish Kryetari i Komunës Qendër,Vladimir Todoroviq si dhe funksionarë dhe zyrtarë të tjerë.

Nga prokuroria njoftuan se në mesin e të dyshuarve është një shtetas dhe 3 persona juridik nga Italia. Disa nga përmendoret kontestuese janë edhe Luftëtari në kalë, përmendoret "Luanë", Dame Gruev, Goce Dellçev etj.

Të gjithë bashkë, të bashkuar me emrin kodues “Feniks”, sipas Prokurorisë, kanë larë miliona euro nëpërmjet përmendoreve.

VMRO: Rasti, defokusim nga krimi i pushtetit

Lidhur me rastin"Feniks"kanë reaguar nga VMRO-DOMNE.

Sipas tyre ky është një tentim për t’u defokusuar nga krimi dhe korrupsioni i pushtetit BDI dhe LSDM duke trajtuar tema para 10 ose 15 viteve,por heshtin për bizneset korruptive të pushtetarëve aktual.

“Problemi dhe sfida kryesorë në rrugën drejt BE-së është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.Këto janë informata që në bazë ditore vinë si nga stuktura të sigurisë që kemi bashkëpunuar ashtu dhe nga diplomatë ndërkombëtarë, gjithçka tjetër është mashtrim i publikut” – tha Naçe Qulev nga VMRO-DPMNE.

LSDM: VMRO e do pushtetin për t’u pasuruar 

VMRO-DPMNE me vitë kanë bërë larje parash me keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare përmes projektit "Shkupi 2014"me krim dhe tender të kurdisur mbi kurrizin e qytetarëve dhe kanë siguruar mjete finansiare prej 57 milion euro, u përgjigjen nga LSDM.

“Për një javë të tërë nga Pallati i Bardhë i fituar ilegalisht thirrën organet e pavarura gjyqësore, kërkuan dorëheqje dhe sot kur del në shesh një krim i ri i DPMNE-së, nuk janë askund. Rasti i djeshëm është një tjetër dëshmi se Shkupi 2014 është një projekt megakriminal, zbatimi i të cilit kishte për qëllim pasurimin e një grupi të caktuar njerëzish rreth Gruevskit” – u shpreh Martin Kostovski nga LSDM

Nga LSDM  pyesin nëse pas rastit të djeshëm, do të japë dorëheqjen Hristijan Mickoski ,për shkak se është lider i një partie kriminale, zyrtarët e së cilës ndiqen vazhdimisht për vepra kriminele. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)