“Shkrihen” marzhet për produktet ushqimore, qytetarët të shqetësuar për rritje të çmimeve
Produktet ushqimore bazë, si buka, vezët, sheqeri...

Produktet ushqimore bazë, si buka, vezët, sheqeri, qumështi dhe produktet e qumështit nuk do të kenë të ngrirë marzhin tregtar, të cilin qeveria e vendosi gjatë krizës.
Me këtë lëvizje, shteti ia lë në dorë prodhuesve dhe tregtarëve që të përcaktojnë vetë çmimet sipas kushteve të tregut. Kjo ka ngritur shqetësimin te qytetartët për rritje të reja të çmimve të produkteve, të cilat sipas qytetarëve edhe tani janë të larta e të papërballueshme për standardin jetësor të tyre.
“Këtu nuk ka stabilitet asgjë. Siç shihet qe sa kohë këtu thonë se i mbajmë çmimet, nuk do të ketë rritje, kurse nesër në mëngjes çmimet janë rrit në mënyrë të paparashikuar, pa tregu, pa informacione. Këtu nuk funksionom asgjë, as inspektoriat higjiene, as inspektoriat tregu. Çmimet janë tepër të larta, nuk mund ti përballojnë njerëzit më”
“Mundet me u rritë çmimet, sepse këtu nuk po mirret vesh kush ha e kush pi. Në Kvantashki ishin bë më shtrenjtë, madje unë sot e pyeta shitësin, tha nuk mundem me e lënë më lire, sepse prej atje ku i blej janë rritur çmimet”
“Jemi të shqetësuar dhe katastrof. Të gjithë ne e dime se do të rriten çmimet. Ato e dine se çfarë është problem por nuk ju konvenon, sepse të gjithë biznesmenët i përmbajnë këto që janë në qeveri dhe nuk kanë interes për popull” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Ministria e Ekonomisë: Kemi stabilizim të çmimeve
Ministria e Ekonomisë konfirmon përfundimin e vendimit të qeverisë, duke thënë se aplikimi i tij është bazuar në ndjekjen e afatit kohor, i cili është përcaktuar gjatë krizës.
“Duke pasur parasysh faktin se në treg kemi stabilizim të çmimeve vendase, të cilat janë rezultat i stabilizimit të çmimeve në bursë të lëndëve të para nga importi dhe çmimeve të energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë vlerëson se pas përfundimit të periudhës së aplikimit të vendimit për marzhet tregtare, çmimet e brendshme duhet të vazhdojnë të përcaktohen sipas kushteve të tregut. Zbatimi afatgjatë i marzheve tregtare në kushte ku nuk ka pasiguri të rritjes së përhershme të çmimeve të aksioneve mund të çojë në efekt të kundërt në kushtet e tregut për shkak të vendosjes së kontrollit shtetëror të çmimeve dhe uljes së konkurrencës kur arsyet për këtë nuk janë objektive.”, thonë nga Ministria e Ekonomisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
