Mensur Kurtishi nenshkruan per Varese-n
Mensur Kurtishi është bërë me klub të ri. Sulmuesi shqiptar nga Kumanova e Maqedonisë është transferuar në Itali te skuadra e Seria B, Varese...

Ai me kuqebardhët ka nënëshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2015, njofton klubi ItalianTe Varese ai do të vesh fanellën me numër 17.
Mensur Kurtishi e filloi karrierën e tij në Rapid Vjenë, ndërsa hapat e parë si lojtar profesionist i bëri në Parndorf, skuadër që militonte në serinë e dytë të Austrisë, për të cilët ka luajtur nga viti 2006 deri më 2008. Në këto dy sezone ai kishte shënuar 24 gola. Performanca e bukur e tij i mundësuar për tu transferuar në Wiener Neustadt, duke qenë ndër protagonistët për ngjitje në Bundesligën austriake. Më pas Kurtishi vazhdoi karrierën e tij në Arabinë Saudite, në radhët e Al-Taawon, pastaj u kthye në Evropë, duke luajtur për Shkëndijën e Tetovës në sezonin 2011/12, pastaj shkoi në Tobol të Kazakistanit.
Sërish rikthehet tek Shkëndija, duke luajtur një gjysmësezon dhe duke shënuar 9 gola në 13 paraqitje. E luajti edhe një ndeshje eliminatore në Europa League. Në gusht të vitit të kaluar Kurtishi nënshkroi për Brisbane Roar, ekip që luan në Australian A-League, me të cilët u nda në janar të këtij viti.
Në Serie B, Varese renditet në vendin e parafundit (21) me 28 pikë me gjasa reale për të siguruar mbijetesën. Të shtunën ata në teren të vet e presin Breschan.
