Rryma me çmim të ri, tarifë e lirë ditore, nga 1 dhjetori
Shfrytëzuesit e tregut të rregulluar të energjisë elektrike....

Shfrytëzuesit e tregut të rregulluar të energjisë elektrike duke filluar prej sot dhe në gjashtë muajt e ardhshëm do ta paguajnë rrymën me çmim të ri të cilin, të martën e caktoi Komisioni Regullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore.
Në bazë të vendimit, për 7 për qind u ul çmimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në bllokun e parë në energjinë dhe rrjetin e kalkuluar, në bllokun e dytë do të jetë më e lirë për 4 për qind, përderisa në bllokun e tretë do të ketë rritje për 2,5 për qind, ndërsa në bllokun e katërt çmimi do të jetë më i lartë për 2,4 për qind.
Siç sqaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, fatura për rrymën të cilën e paguajnë amvisëritë me konsum mesatar nga 1 korriku do të jetë më e ulët për 4,26 për qind.
Nëse TVSH-ja për energjinë elektrike kthehet në 18 për qind do të jetë më e lartë për 2,5 për qind. Tarifa e lirë ditore për amvisëritë, siç konfimoi, do të fillojë nga 1 dhjetori i këtij viti dhe do të jetë në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00.
