VMRO-DPMNE: Osmani manipulon, ndryshimet nuk mbështeten

01.07.2023 19:29

VMRO DPMNE ka hedhur poshtë pretendimet...

VMRO DPMNE ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrit të punëvë të jashtme Bujar Osmani se brenda kësaj partie ekziston një linjë ideologjike, e cila argumenton ndryshimet kushtetuese. Për deputetin e VMRO-DPMNE -së Dragan Kovaçki deklarata e Osmanit është manipulative.

“Mendoj se Bujar Osmani është një manipulator klasik dhe po mundohet të defokusojë opinionin maqedonas dhe atë ndërkombëtar nga krimi që po zbulojmë këto ditë. Po përpiqet të defokusojë publikun për  një çështje të mbyllur. Presidenti ynë e bëri shumë të qartë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Qëndrimi ynë për atë çështje është i qartë dhe ajo çështje është e mbyllur” – ka thënë Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.