Feta Fetai zyrtarisht te Lokomotiva e Zagrebit

01.07.2023 20:06

Me vetëm 18 vite të mbushura para pak muajsh....

Me vetëm 18 vite të mbushura para pak muajsh, mesfushori Feta Fetai nga rradhët e Rabotniçkit, arriti një transferim që shumë kush mund ta shoh vetëm në ëndërr, dhe prej sot, edhe zyrtarisht është në Kroaci dhe pjesë e skuadrës së Lokomotiva Zagreb. Ndërmjetësimi i këtij transferimi u bë nga Meriton Berisha, agjenti shqiptar nga Shkupi që kujdeset për karrierën e Fetait, e që të dy bashkë, tash e sa ditë gjendeshenin në Zagreb, për testet mjekësore, pasi prej më parë, Rabotnicki kishte kumtuar transferimin e tij.

Shkupjani, vitin e kaluar u përfshi me ekipin e parë të Rabotniçkit pa I mbushur 18 vjet, derisa sezonin e fundit regjistroi 13 paraqitje në elitën e futbollit vendor me “romantikët”.

Fetai paraqitet edhe me përfaqësuesen U18 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa te Rabotniçki kaloi dy vite më parë kur u largua nga akademia e Shkupit. Pas zyrtarizimit të tij në rradhët e Lokomotivës së Zagrebit, Fetai, u prononcua edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook, postim nëpërmjet të cilit falenderoi fillimisht skuadrën e Rabotniçkit, ndërsa më pas, edhe ekipin e Lokomotivës, duke premtuar se këtë besim do të mundohet të ua kthej me përkushtim dhe punë të madhe në stërvitje, e paraqitje shumë të mira në ndeshje.