Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, shpresa për negociata, armëpushimi
Forcat ruse dhe ukrainase vazhduan luftimet...

Forcat ruse dhe ukrainase vazhduan luftimet në të gjithë Ukrainën lindore dhe jugore, ndërsa një raport nga një medium amerikan shtoi shpresat se Ukraina mund ta mbyllë vitin me bisedime për paqe, 15 muaj pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha në raportin e publikuar më 1 korrik se forcat ukrainase ishin përfshirë në rreth 20 beteja kundër trupave ruse, një ditë më parë. Raportuan se, më 30 qershor, forcat ukrainase kishin mposhtur ofensivën ruse në zonat përreth Lymanit, Bahmutit, Avdijivkas dhe Maryinskas.
Në raport u përmendën edhe sulme të mëdha ajrore nga forcat ruse në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut, si dhe në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Hersonit.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se “përpjekjet kryesore” të Rusisë në jug të vendit kishin për qëllim “parandalimin e avancimit të trupave ukrainase”.
Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denis Maliuska, i tha televizionit ‘N1’ në Zagreb se, deri më tani, janë regjistruar rreth 100 mijë krime lufte të kryera nga forcat ruse gjatë agresionit kundër Ukrainës.
