Të dielën regjim i përkohshëm komunikacioni tek gjykatat
Qyteti i Shkupit informoi se gjatë periudhës prej orës 08:30 deri në orën 11:30, tërësisht do të mbyllet korsia për të kthyer në të djathtë në drejtim të Bit Pazarit drejt Shtëpisë së mallrave - Ilinden...

Korsia e komunikacionit do të mbyllet për shkak të sanimit të nyjeve induktive të cilat përdoren për numërimin e automjeteve, për nevojat e QMKK.
Autobusët të cilët nëpër trasenë e vet e shfrytëzojnë korsinë e djathtë, gjatë qarkullimit nga bulevardi "Krste Misirkov" drejt bulevardit "Goce Dellçev", në periudhën paraprakisht të cekur, do të kenë trase të ndryshuar, dhe atë përmes bulevardit "Koço Racin", rrugës "11 Tetori" dhe rrugës "Dimitrie Çupovski", ndërsa më tej vazhdojnë nëpër trasenë e tyre. Në drejtimin e kundërt, autobusët do ta mbajnë trasenë ekzistuese.
Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t'i përmbahen regjimit të vendosur përkohësisht në komunikacion.
