Bullgari Milev largohet nga Shkëndija
Klubi i futbollit Shkëndija....

Klubi i futbollit Shkëndija ka ndarë rrugët me sulmuesin bullgar Nasko Milev, pasi përmes një komunikate zyrtare tetovarët “kuqezi” kanë konfirmuar se sulmuesi largohet nga skuadra.
Edhe pse Milev mbërriti në janar dhe kishte kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, të dyja palët e ndërprenë atë në mënyrë miqësore dhe lojtari do të kërkojë një ambient të ri dhe një vend në ekip do të lirohet për blerje të reja.
Me fanellën e Shkëndijës, Milev luajti në 13 ndeshje në Ligën e parë, në gjysmën e dytë të sezonit të sezonit të shkuar, ku bullgari arriti të shënoj tre gola.
Tani Milev do të kërkojë një skuadër të re, ndërsa më herët në karrierë ka luajtur edhe për Panevezis, Ziugas, Lokomotiv Sofia, Vitosha, Slavia Sofia dhe Botev.
