Izair Emini futbollist i ri i Besës
01.07.2023 21:18
Ekipi nga liga e dytë, Besa nga Dobërdolli...

Ekipi nga liga e dytë, Besa nga Dobërdolli, solli në rradhët e veta sulmuesin me përvojë Izair Emini, i cili duhet të jetë shtylla e sulmit të kësaj skuadre për të siguruar statusin e anëtarit të ligës së parë sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi arriti të sigurojë një vend në Ligën e Parë me Voska Sport, por vendosi të largohet çuditërisht dhe t'i bashkohet skuadrës së Besës.
Besa paraprakisht ka përforcuar rradhët e veta edhe me lojtarë si Jovica Radevskin, Aleksandar Borha, Memetriza Hamza, Burim Sadiki e Armend Alimi dhe më këta futbollistë, ekipi nga Dobërdolli paralajmëron se stinorin e ardhshëm do të synojë plasmanin në futbollin elitar në vendin tonë.
