BDI zhvillon zgjedhjet brendapartiake në 14 degët e saj

02.07.2023 12:41

Në BDI sot zhvillohet procesi zgjedhor brenda organeve partiake....

Në BDI sot zhvillohet procesi zgjedhor brenda organeve partiake në 14 degët e saj. Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, bëri të ditur se këto zgjedhje përbëjnë një standart të ri që do të shprehë vullnetin e lirë të antarësisë së këtij subjekti për zgjedhjen e strukturave të reja partiake që do të ngarkohen me përgjegjsitë e udhëheqjes  dhe realizimit të programit të BDI-së gjatë periudhës që vjen.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti i shprehu mirënjohje Komisionit qëndror të zgjedhjeve partiake dhe komisioneve lokale në nivel të degëve, për angazhimin maksimal në përgaditjen e një procesi zgjedhor që garanton shprehjen e vullnetit të lirë të antarësisë në përzgjedhjen e strukturave udhëheqëse të degëve të kësaj partie në gjithë vendin.

“Është standart që për herë të parë vendoset në RMV dhe në rajon, është një hap tejet pozitiv ku vjen në shprehje vullneti i shumicës së antarësisë së BDI-së. Besoj në një proces të mirë e të mbarë, le të fitojë ai që merr besimin e shumicës së antarësisë. Në këtë garë nuk ka të humbur, në radhë të parë fiton BDI si vlerë dhe tani, ato të cilët e marrin besimin e shumicës së antarsisë, kanë përgjegjësi për realizimin e programit të BDI-së si dhe për proceset brenda vendit, si për ato politike, ashtu edhe për ato organizative. Ju uroj të gjithëve punë të mbarë dhe suksese”, tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarëve, për shfaqjen eventuale të pengesave nga fraksioni i kësaj partie gjatë procesit të sotëm zgjedhor, duke nënvizuar se: “Nuk ka asnjë arsye për ekcese apo pengesa të kësaj natyre, pasiqë gara ka qenë e hapur dhe gjithësecili e ka pasur mundësinë e kandidimit në këtë proces zgjedhor”.

(Shaban Dalipi, TVM2)