Kerry do të takohet me Lavrovin dhe Zarifin
27.02.2015 14:59
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takohet me homologun e tij rus dhe atë iranian në Zvicër, më 2 mars...

Kerry do të zhvillojë bisedime me Sergei Lavrov rreth krizës në Ukrainë, një javë pasi Kerry akuzoi zyrtarët rusë se po “gënjejnë në fytyrë” rreth përkrahjes që Moska po iu jep separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Kerry do t’i drejtohet edhe një takimi të nivelit të lartë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së derisa do të qëndroi në Gjenevë.
