Departamenti amerikan i shtetit, duhen rezultate në luftën kundër korrupcionit
SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë....

SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë, partnerët e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
Kështu janë përgjigjur nga Departamenti i Shtetit Amerikanë në pyetjen e “Zërit të Amerikës” në gjuhën maqedonase, nëse SHBA-të janë një nga 5 vendet që ka siguruar ndihmë juridike për mbledhjen e dëshmive për “Shkupi 2014”.
“Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është prioriteti kryesor i administratës Biden. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë, partnerët e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit, rritjen e transparencës, zbatimin e llogaridhënies dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit i Shtetit.
Departamenti amerikan i shtetit, jo ndërhyrje politike në gjyqësi
Në deklaratë thuhet se pushteti i RMV-së duhet kufizuar ndërkyrjet politike në gjykata “udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të forta, të prekshme në luftën kundër korrupsionit, duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke kufizuar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, e cila është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimin e qytetarëve te qeveria”.
Prokuroria Publike të premten bëri të ditur se janë duke u zhvilluar hetime ndaj 15 personave dhe 7 personave juridike për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash për 11 përmendore, në kuadër të projektit Shkupi 2014, nga ku janë pastruar më shumë se 16 milionë euro, para nga buxheti.
Së fundi, SHBA e futën në listën e zezë edhe kryetarin e Strugës, Ramis Merko. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
