Fraksioni i BDI-së, zgjedhjet në BDI janë jostatutare dhe me diktat
02.07.2023 16:06
Fraksioni i BDI-së konsideron se zgjedhjet e brendshme partiake...

Fraksioni i BDI-së konsideron se zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat.
“Edhe pse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtarë 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjërë që ky proces është edhe një farsë, pasiqë kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti, kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit.”- thuhet në reagimin e Fraksionit në BDI.
