Rastet “Merko” dhe “Soravia”, Ahmeti: As Merko dhe as Drini s’i shmangen hetimit

02.07.2023 16:41

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti...

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është prononcuar edhe për dy rastet që ditëve të fundit kanë qenë temë kryesore e mediave dhe qarqeve politike, për rastin e kreut të Komuës së Strugës Ramiz Merko dhe për rastin “Soravia” ku është i përfshirë edhe nipi i tij, Drin Ahmeti.

Ai thotë se as Ramiz Merko dhe as Drin Ahmeti nuk i shmangen përballjes me hetimin dhe u bën thirrje organeve të shtetit të zhvillojnë hetime për zbardhjen e së vërtetës.

“Lidhur me këtë temë, në emër të BDI-së ka folur Bujar Osmani. Zoti Merko duhet të hetohet dhe apsolutisht ai nuk e kundërshton një veprim të këtillë, sepse kjo është votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesinë e BDI-së,që të hapet hetim për tërë veprimtarinë e BDI-së, që nga viti 2002 e deri më tani. Një gjë të këtillë e kam kërkuar edhe nga partitë tjera politike, që të dakordohen, sepse ne si parti, nuk mund të bëhemi edhe prokuror edhe hetues dhe t’i japim përgjigje çdo shpifjeje, apo të punojmë në drejtim të zbulimit të së vërtetës. Kjo u takon organeve kompetente që ta bëjnë atë. Ne i qëndrojmë fortë këtij qëndrimi, që të hapet hetimi për të gjithë veprimtarinë e BDI-së, për të gjithë funksionarët duke filluar nga unë e deri tek funksionarët tjerë. Z. Merko apsolut nuk i shmanget përballjes me hetimin dhe ne kërkojmë që sa më parë të zbardhet e vërteta. As Drini nuk mund t’i shmanget hetimit apo zbardhjes së të vërtetës, dhe për këtë nuk do të ketë asnjë pengesë dhe nuk ka asnjë amnisti apo strehim nga ana ime ose e BDI-së. Gjithçka që u intereson organeve të shtetit, munden lirshëm të kryjnë hetimet dhe të zbardhet e vërteta” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.