Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të padrejta

02.07.2023 17:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka konsideruar si të padrejta masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ai tha se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit.

Reagimi i kryeministrit erdhi pasi BE vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të situatës  në veri.

“Këto nuk janë sanksione, por është e vërtetë që janë masa të përkohshme, por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti, edhe ekzekutivi më demokratik pro-evropian dhe progresist. Ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota, për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka deklaruar Kurti.