Rusia sërish sulmon Kievin, Zelensky paralajmëron për centralin bërthamor

02.07.2023 18:27

Rusia ka nis sulmin e saj të parë ajror....

Rusia ka nis sulmin e saj të parë ajror drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, në dy javët e fundit, njoftojnë forcat ajrore të Ukrainës. Sulmi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia mund të përgatiste një sulm në termocentralin bërthamor të Zaporizhjas.

“Një tjetër sulm armik në Kiev”, shkroi Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në platformën Telegram.

“Për momentin nuk ka informacione për viktima apo dëme potenciale”.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas që prej rreth orës 2 të mëngjesit, raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Më vonë u raportua se një civil ishte plagosur nga rënia e rrënojave të një droni në Kiev. Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thanë se tetë dronë dhe tre raketa lundrimi të llojit Kalibr ishin lëshuar gjatë natës në Ukrainë.

“Të gjitha objektivat ajrore…u shkatërruan”, shkroi ushtria në Telegram.

Në raportin ditor të 2 korrikut, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi për 46 beteja mes forcave ukrainase dhe ruse gjatë 24 orëve të fundit.

Luftimet më të ashpra u raportuan së u zhvilluan sërish në zonën e Lymanit, Bahmutit dhe Marjinkas, në rajonin e Donjeckut.