Novak: Do t’ia pezullojmë gazin Ukrainës

27.02.2015 13:00

Ministri i Energjisë së Rusisë, Aleksandr Novak, ka thënë se vendi i tij sipas të gjitha gjasave do ia pezullojë furnizimin me gaz Ukrainës para takimit të 2 marsit, që do të mbahet në Bruksel...

Takimi i Brukselit ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje për mosmarrëveshjet rreth gazit në mes të dy vendeve.

Duke folur në një forum ekonomik në Krasnoyarsk, Novak ka thënë se Kompania Shtetërore ruse, “Gazprom”, ende nuk e ka marrë parapagimin prej 15 milionë dollarësh për muajin mars.

Sipas një marrëveshjeje të arritur në tetor nga BE-ja, Ukraina do të vazhdojë të marrë gazin rus, por për këtë duhet të paguaj paraprakisht.

Kompania ukrainase e energjisë, “Nafotgaz”, është ankuar gjatë kësaj jave se Rusia nuk po e dërgon sasinë e gazit për të cilën Ukraina ka paguar paraprakisht.

“Gazprom” është përgjigjur se gazi është dërguar në zonat lindore që tani gjenden nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Pezullimi i furnizimit me gaz për Ukrainën mund të ndikojë edhe në furnizimin e tërë Evropës me gazin rus.