Alioski përshëndetet me Fenerbahçen
Reprezentuesi i vendit tonë, Ezgjan Alioski....

Reprezentuesi i vendit tonë, Ezgjan Alioski përmes një videoje në rrjetin social Instagram e ka mbyllur definitivisht aventurën te Fenerbahçe, duke përshëndetur dhe falenderuar tifozët e skuadrës turke.
Alioskit me mbylljen e sezonit, i skadoi edhe marrëveshja e huazimit te Fenerbahçe dhe tani do të kthehet në Arabinë Saudite te Al Ahli.
Ai fitoi kupën e Turqisë me Fenerbahçen dhe zhvilloi 26 ndeshje me klubin nga Stambolli, duke shënuar edhe një gol.
Ndërkohë, Alioski pritet të vazhdoj karierën te Al Ahli, poqëse për ate nuk shfaq interes ndonjë skuadër e madhe evropiane.
Al Ahli ka arritur të inkuadrohet në Superligën e Arabisë, pasi sezonin që lam pas, u shpallë kampionë në ligën e parë dhe stinorin e ardhshëm, reprezentuesi ynë mund të ketë mundësinë të përballet në fushë me shumë yje të mëdhenjë të futbollit botëror, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo. Alioski ka kontratë me skuadrën arabe deri më 30 qershor 2024.
