Të shtëna masive në SHBA, dy të vrarë, 28 të lënduar
Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën....

Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm masiv me armë në Baltimore të SHBA-së, bënë të ditur autoritetet policore. Të gjithë viktimat ishin të rritur.
Agjencia e lajmeve AP raporton se tre persona janë në gjendje kritike, pas sulmit të bërë në mëngjesin e 2 korrikut. Komisionari në detyrë i Departamentit të Policisë në Baltimore, Riçard Vorlei, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë një konference për media në vendin e ngjarjes.
Një 18-vjeçare dhe një 20-vjeçar janë gjetur të vdekur në vendin ku u krye sulmi, raporton AFP duke cituar një deklaratë të policisë.
Dhjetë persona u dërguan në spitale nga policia dhe 19 të tjerë shkuan vetë, raportoi Fox 45, duke shtuar se një dëshmitar tha se dëgjoi 20 deri në 30 të shtëna me armë.
Të shtënat ndodhën rreth 12:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në një festë në zonën e Brooklyn Homes të Baltimores Jugore, tha Vorley.
