Tjetër shpërthim në Mitrovicë të Veriut

03.07.2023 11:13

Një shpërthim i fuqishëm...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë të Veriut.

Sipas Policisë së Kosovës, mjeti që ka shpërthyer dyshohet të ketë qenë shok-bombë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:52 në lagjen "Tre rrokaqiejt". Zyrtarët policorë, sipas njoftimit, nuk kanë hasur në dëme anësore nga ky shpërthim.

Kohët e fundit në komunat në veri të Kosovës janë regjistruar disa sulme me shok-bomba dhe granata dore.

Këto shpërthime vijnë në kohën kur tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maj.