Gjergjaj favorit ndaj Csala-s
27.02.2015 15:18
Boksieri i mirënjohur shqiptar, Arnold Gjergjaj, i njohur me nofkën ‘Cobra’ është i përgatitur maksimalisht për sfidën e sontme, e cila zhvillohet në orët e vona në Basel, kundër kampionit hungarez Zoltan Csala, i cili ka rekord prej 6 fitore (5 KO) në po aq meçe...

Gjergjaj është kampion në fuqi në EBU-EE (titull evropian i versionit EBU, i atyre shteteve jashtë Bashkimit Evropian) dhe ka një teknikë të përsosur e goditje të fortë, i cili mëton fitore ndaj hungarezit.
Csala renditet i 60-ti në boxrec.com më poshtë se Gjergjaj, i cili renditet i 51-ti. Gjergjaj në renditjen e përgjithshme të EBU-së klasifikohet i 10-ti dhe i 32-ti në WBC.
