Ekonomi

Bytyqi: EVN, me 1 dhjetor duhet të ofrojë tarifë të lirë

03.07.2023 15:28

Komisioni Rregullator i Energjisë ka dalë me çmime të reja të energjisë elektrike që do të vlejnë nga 1 korriku deri në fund të vitit...

Komisioni Rregullator i Energjisë ka dalë me çmime të reja të energjisë elektrike që do të vlejnë nga 1 korriku deri në fund të vitit, ndërsa tarifa e lirë ditore do të aplikohet nga 1 dhjetori, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai u bëri thirrje autoriteteve, konkretisht “EVN HOME”, të kryejnë punën operative dhe më 1 dhjetor të ofrojnë një tarifë të lirë për të gjithë.
 
“Unë mund t'i ndihmoj, nëse në “EVN HOME” nuk ka ndihmë, unë personalisht do të shkoj t’ua kujtoj. Problemi qëndron këtu. “EVN Home” është thirrur që me 1 dhjetor që t'u japë rrymë të lirë të gjithëve, nuk e dimë si do ta bëjnë, është kompetencë dhe përgjegjësi e tyre.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Duke komentuar raportin e zyrës  së kontrollit shtetëror, sipas të cilit nga viti 2018-2022 shteti është në borxh me pesë kompani të gjykatave të arbitrazhit. Bytyqi thotë se duhet të përcaktohet pse është kështu dhe përgjegjësia e kujt është të gjendemi në një situatë që kemi mosmarrëveshje kaq të mëdha dhe thotë se shteti duhet të veprojë në kontestet e arbitrazhit që të mos i humbasë ato pa asnjë mbrojtje. Për pesë procedura të arbitrazhit janë paguar 15.6 milionë euro për shërbime juridike, nëse Maqedonia i humb kontestet do të duhet të paguajë dëme prej 1.5 miliardë dollarësh.
 
SEDAT SELIMI