Maqedoni
Takimi Qeveri – Sindikatë: Nuk arrihet marrëveshje për pagat
03.07.2023 15:47
Përparim në dialog ka, por Sindikatat dhe Qeveria ende nuk arritën marrëveshje për rritjen e pagave në sektorin publik....

Përparim në dialog ka, por Sindikatat dhe Qeveria ende nuk arritën marrëveshje për rritjen e pagave në sektorin publik. Në seancën e këshillit social-ekonomik, LSM-ja propozoi që rritja e inflacionit të jetë parametri bazë, sipas të cilit do të rriten pagat e punonjësve dhe pagat e zyrtarëve të ndjekin trendin dhe rritjen e të ardhurave të tyre të kthehen në nivelin e mëparshëm, para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Është e pranueshme nisma apo modeli prej dy vite e gjysmë që të fitojmë metodologji të njëjtë si paga minimale, me atë që do të kemi pagë mesatare sipas koeficientit të ndërlikueshmërisë pasi të kalojnë dy vite e gjysmë. Por, ne si LSM konsiderojmë se nëse ndodh kjo nga shtatori të fillojë zbatimi i marrëveshjes kolektive për sektorin publik dhe pagat e funksionarëve të kthehen në nivelin para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rritja e pagave të jetë njëlloj si për ta, si për punëtorët.”, - deklaroi Sllobodan Trendafillov nga LSM-ja.
Edhe nga SASHK-u, po ashtu kërkojnë që rritja e pagave të ndjek trendin e rritjes së pagës minimale dhe inflacionit.
“Ne duhet këtë vit të bëjmë kompensime që të vijmë në nivel të njëjtë si vitin e kaluar. Në të kundërtën, çdo harmonizim i pagave nën këto përqindje do të thoshte dëmtim i vetëdijshëm i buxhetit tonë.”, - theksoi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
“Neve na intereson se sa për momentin do të na rriten pagat. Për vitin e ardhshëm apo vitet tjera të jemi shëndosh, do të negociojmë.”, - u shpreh kryetari i KOSM, Marijan Ristevski.
Për LSM-në është e pranueshme që metodologjia të zhvillohet në 2.5 vitet e ardhshme dhe të fitohet një zgjidhje si për pagën minimale, pagë mesatare sipas koeficientit të ndërlikueshmërisë. Por, Qeveria thotë se qëllimi i Metodologjisë për rritjen e pagave në sektorin publik është krijimi i një sistemi të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë të punësuarit.
“Konsideroj se diskutimi për pagat e funksionarëve, 1.060 kundrejt 136 mijë nuk është temë diskutimi. Zgjidhje që do ta ofrojmë do të vlejë për të gjithë dhe cila do të jetë ajo, do ta kumtojmë kur do të arrijmë përmes dialogut, atëherë dhe do ta tregojmë.”, - theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Mbledhja e re e Këshillit është caktuar paraditen e së mërkurës në Ministrinë e Financave.
FLUTURA LATIFI
