Jamesi “luftoi” më shumë, Thander pëson pas shtatë fitoreve
LeBron Jamesi me kompaninë e tij, arriti ta mposht skuadrën më të mirë nëNBA momentalisht, Golden State Warriors...
Në ndeshjen e cila përfundoi në favor të Clevelandit, 110-99, King Jamesi ishte i pakapshëm me 42 pikë, 11 kërcime, 5 asistime e 3 topa të vjedhur, derisa mori ndihmë edhe nga Kyrie Irving (24) eKevin Love (16).
Në anën tjetër, 19 pikët e David Lee dhe 18 të Stephen Curryt, nuk mjaftuan për fitore të luftëtarëve.
Cavsat, e regjistruan fitoren e 37-të krahas 22 humbjeve që i kanë dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Lindore, derisa Golden State ende gjendet në maje të Perëndimit me 44 fitore e 11 disfata.
Rusell Westbrook nuk di të ndalet por këtë herë as paraqitja e Mvp-së së All Star Game nuk i mjaftoi Oklahomas për të evituar disfatën e parë në Nba pas 7 fitoreve radhazi.
Westbrook u dallua me 39 pikë 11 asiste dhe 14 rebound por City Thunder u mposhtën në Arizona nga Phoenix Suns me rezultatin 117-113 pas kohës shtesë. Rezultoi një ndeshje spekatkolare ajo që zhvillua me skuadrën vendase që iu fal paraqitjes së dyshes Markief Morris dhe Eric Bledsoe.
I pari ishte pikëshënuesi më i mirë për Suns me 29 pikë ndërsa akoma edhe më fantastike rezultoi paraqitja e Eric Bledsoe. 25-vjecari nga Alabama mori për dore skuadrën e tij me 28 pikë 9 asiste dhe 13 rebound.