Maqedoni
Komisioni për Sistem Politik, debat për reforma për të drejtat e fëmijëve
03.07.2023 16:27
Nuk ndahen mjete të mjaftueshme për masat preventive për respektimin e të drejtave të fëmijëve, tregon analiza e fundit nga UNICEF-i...

Nuk ndahen mjete të mjaftueshme për masat preventive për respektimin e të drejtave të fëmijëve, tregon analiza e fundit nga UNICEF-i. Këto të fundit pohojnë se kjo është shqetësuese, sepse sipas tyre përpos shumës së vogël që ndahet nga buxhetet publike, të paktë janë edhe rastet kur mjete për fëmijët ndajnë edhe donatorë privat, apo edhe të huaj, të cilët nuk janë në gjendje ta mbulojnë boshllëkun financiar, i cili shkaktohet nga buxheti publik. Sipas kësaj analize ka edhe disa institucione në vend, të cilat nuk i njohin autorizimet, ndërsa sistemi është shumë i koklavitur dhe i komplikuar, prandaj të gjitha këto anomali duhet të largohen me miratim të ligjit të ri, u tha mes tjerash në debatin publik të organizuar në Komisionin për Sistem Politik.
“Jo të gjitha institucionet të cilat kanë qenë të kontaktuara dhe të cilat kanë vështirësi, qoftë me ligjin apo me strategjinë nacionale, ishin të vetëdijshëm se kanë qenë pjesë e masave dhe aktiviteteve, të cilat parashihen në strategjinë nacionale.”, - deklaroi specialisti i Politikave Sociale “UNICEF”, Aleksandar Nikollov.
Fëmijë në rrezik dhe fëmijë në kundërshtim me ligjin, ndërsa qëllimi është që të pengohet kjo dukuri, dhe jo të gjykohet fëmija.
“Gjykatësi vetëm i shikon zhvillimet tek të dyja palët, i analizojnë dëshmitë e dorëzuara, ndërsa ai vet nuk është në gjendje që të shfaqë dëshmi të reja apo të kërkojë hetime më të hollësishme të disa elementeve, të cilat janë të nevojshme dhe në fund e sjellë vendimin. Dhe kjo praktikë, sidomos tek të drejtat e fëmijëve, nuk është mënyra më e mirë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.”, - theksoi akademiku, Vllado Kambovski.
“Jo vetëm të drejta gjenerale dhe mundësi, por edhe zgjidhje procedurale ofron ligji, e të cilat mundësojnë që të jenë kompatibil me kërkesat konkrete të cilat fëmija mund t’i ketë. Dhe kjo jo vetëm tek fëmijët e rrezikuar, por edhe tek fëmijët me kundërshtim me ligjin apo tek pjesa e ndërmjetësimit, e përgjegjësisë apo aspekte tjera, për të cilat janë të vetëdijshëm se nuk po zbatohen, por duhet të jemi të këmbëngulur në atë se në ligj të qëndrojnë gjërat të cilat mund të funksionojnë.”, - u shpreh profesoresha, Gordana Llazhetiq.
Sipas analizës së UNICEF-it, 30 komuna në vend kanë këshill për prevenim dhe të drejtat e fëmijëve, por për fat të keq, vetëm 5 prej tyre kanë ndarë mjete për funksionimin e këtyre këshillave, ndërsa vetëm në dy komuna, këto këshille i kanë shpenzuar mjetet e ndara për këtë dukuri.
FITIM KRYEZIU
