Lojërat Evropiane, Maqedonia e V. fiton vetëm një medalje
03.07.2023 16:30
Kanë përfunduar Lojërat Evropiane që prej 21 qershorit janë mbajtur në Krakov dhe Malopolska të Polonisë

Kanë përfunduar Lojërat Evropiane që prej 21 qershorit janë mbajtur në Krakov dhe Malopolska të Polonisë. Ishte ky edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, ndërsa janë paraqitur afro 7000 sportistë nga 48 shtete evropiane. Sportistë nga 41 vende të ndryshme kanë fituar medalje në Lojërat Evropiane.
Atletët e Maqedonisë së Veriut ia dolën të fitojnë vetëm një medalje dhe atë të argjendtë në garat e taekvondos. Kjo medalje Maqedonisë së Veriut në renditjen e përgjithshme ia siguroi pozitën e 39-të. Ndryshe vendi në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, morri pjesë me 17 sportist.
Atletët shqiptar ishin shumë më të suksesshëm dhe ia dolën të fitojnë dy medalje dhe që të dyja të arta. Medalje të arta për Shqipërinë fituan karateisti Alvin Karaqi dhe atletja Luiza Gega. Karaqi fitoi të artën në kategorinë deri 84 kilogramë, ndërsa Luiza Gega në vrapim 3000 metra me pengesa. Për Shqipërinë janë medaljet e para në Lojërat Evropiane. Me dy të arta, Shqipëria renditet e 32-të. Kosova për herë të parë ka mbetur pa medalje.
Më të suksesshmit ishin sportistët e Italisë që fituan gjithsej i fitoi 100 medalje ose plot 35 medalje të arta.Me 21 medalje të arta, e dyta u rendit Spanja. Spanjollët i kishin gjithsej 57 medalje. 21 medalje i ka edhe Ukraina që renditet e treta. Gjermania përfundoi e katërta në renditje me 20 medalje ari. Në ngjarjen në Poloni nuk morën pjesë sportistët e Rusisë dhe të Bjellorusisë. Ata nuk u lejuan të garojnë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
