Interi, Frattesin e sheh si zëvendësues të Brozoviçit
03.07.2023 16:30
Pas largimit të Brozovic nga Interi, tashmë skuadra italian është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e kroatit....

Pas largimit të Brozovic nga Interi, tashmë skuadra italian është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e kroatit. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, skuadra ‘Nerazure’ dëshiron futbollistin e Sassuolo-s, David Frattesi-n. Frattesi konsiderohet një nga lojtarët kryesor tek Sassuolo.
Ai tregoj performancë mjaftë të mirë në sezonin e fundit me Sassuolo-n. “Inter do t‘i investoj te Frattesi paratë e fituara nga shitja e Brozovic. Sapo te kompletohet transferimi kroatit Interi do nisin një oferte zyrtare te Sassuolo”, ka shkruar Romano. Ndryshe, Frattesi është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera italiane, por Interi shihet opsion më i mundshëm për mesfushorin.
