Riola Xhemaili mbetet jashtë Botërorit
03.07.2023 16:33
Futbollistja Riola Xhemaili ka mbetur jashtë Kampionatit Botëror që nis këtë muaj dhe mbahet në Australi e Zelandë të Re....

Futbollistja Riola Xhemaili ka mbetur jashtë Kampionatit Botëror që nis këtë muaj dhe mbahet në Australi e Zelandë të Re. Xhemajli nuk është përfshirë në listën përfundimtare te Përfaqësuesja e Zvicrës, pasi trajnerja Inka Grings ka publikuar listën finale të hënën. Ajo në këtë listë ka përfshirë 23 futbolliste, duke e lënë Xhemajlin jashtë, ndonëse mesfushorja ishte pjesë e listës se zgjeruar dhe është përgatitur me ekipin gjatë kësaj periudhe.
20-vjeçarja ka debutuar te Zvicra A në vitin 2020 dhe deri më tani ka regjistruar 22 paraqitje, ku ka shënuar edhe 5 gola. Xhemaili karrierën e ka nisur te Baseli dhe ka luajtur edhe te Freiburgu, ndërsa tashmë është pjesë e skuadrës së Wolfsburgut. Botërori në Australi dhe Zelandë të Re, nis më 20 korrik dhe përfundon më 20 gusht. Zvicra bën pjesë në Grupin A, së bashku me Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Filipinet.
