Berisha, lojtar i ri i Augsburgut

03.07.2023 16:36

Mërgim Berisha edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Augsburgut....

Mërgim Berisha edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Augsburgut. Sulmuesi kosovar ishte i huazuar te skuadra gjermane nga Fenerbahce, me Augsburgun që kishte shpenzuar 300 mijë euro për huazimin e tij.
 
Augsburg kishte një klauzolë për ta blerë përfundimisht Berishën duke e shfrytëzuar në fund të sezonit. Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht se Mërgim Berisha është transferuar te klubi gjerman për shumën e katër milionë eurove.