Fillon stinori pranverorë në elitën e futbollit në vend
Fillon të rotullohet topi në kuadër të stinorit pranverorë në Elitën e futbollit në vend...

10 skuadra,aq sa numëron shoqëria e më të mirëve në vend,kush për vet kreun e tabelës e kush për egzistencë, do të zhvillojnë betejë të madhe për të jetësuar ambiciet e tyre të cilat I kan hartuar nëpër axhendat përkatëse gjatë përgaditjeve një nujore me të vetmin qëllim që pranvera futbollistike t`u sjellë atë që dëshirojnë.
Lufta për vetë kreun e tabelës do të jetë në epiqendër të vëmendjes me c`rast Vardari I Shkupit si lider actual s`bashku me Rabotniqkin dhe Shkëndijën e Tetovës janë tri skauadra të cilat do të bëjnë cmos të rrëmbejnë pozitën e parë.Vardari është në pozitë të privilegjaur ngase gëzon 3 pikë më shumë se I dyti,Rabotniqki dhe 8 më shumë se Shkëndija e Tetovës e cila pozicionohet si e treta.
Sa I përket Shkëndijës së Tetovës skuadra nga Pollogu gjatë afatit kalimtarë solli në radhët e veta disa futbollist cilësorë me në krye Mahmadu Idrizoun dhe sipas të gjitha gjasave “Kuq e zinjët” nga tetova asnjëherë deri më tani nuk kan qenë më të përgaditur për vazhdimin e kampionatit shtetërorë, shto këtu edhe përgaditjet njëmujore në Antali të Turqisë ku janë zhvilluar disa ndeshje të karakterit miqësorë të cilat ekipin e Ardian Koznikut e bëjnë më të fuqishëm së kurdoherë.
Renova e Tetovës aventurën pranverorë e nisë nga pozita e 6 me 23 pikë dhe gjipsarët një përqëndrim të veqntë do ta ken në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë ku janë plasuar në gjysëmfinale të këtij kompetecioni dhe fitimi I këtij trofeu don të thotë dalje në skenën evropiane futbollistike. Renova ka ekip dhe dëshirë për dicka të tillë.
Lufta për egzistencë poashtu do të jetë e zjarrtë ku tri skuadra Pelisteri I Manastirit,Bregallnica e Shtipit dhe Teteksi I cili ka vetëm 6 pikë do të zhvillojnë betejën për mbijetesë.
Shkëndija e Tetovës të dielen kundër Tetetksit I cili është nikoqir do të ketë rast të mirë që pranverën ta fillon bereqetshëm
Një kategori më poshtë,në Ligën e dytë të Maqedonisë poashtu pritet kampionati të jetë mjaft interesant,jo për pozitën e parë,por për të dytën ku konkurojnë Vëllazërimi I Kërqovës,Gostivari dhe Mlladosti ku dallimi mes të dytit dhe të tretit është vetëm një pikë.
Skuadra e Shkupit nga Qairi tash më është e sigurt se ka siguruar plasman në elitën e futbollit në vend ngase mban pozitën e parë më 35 pikë,13 më shumë se I dyti. (Sami Ademi, TVM2)
