Tonali zyrtarisht në Newcastle
03.07.2023 16:43
Sandro Tonali nga Milani kaloi te Newcastle për një transferim rekord, ai është futbollisti më i shtrenjtë italian....

Sandro Tonali nga Milani kaloi te Newcastle për një transferim rekord, ai është futbollisti më i shtrenjtë italian.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi nënshkruar me Sandro Tonalin nga AC Milan”, është thënë nga klubi i Newcastle në një deklaratë.
Kontrata kap vlerën e 70 milionë eurove duke përfshirë bonuset dhe Milani do të ketë 10 për qind të shitjes së radhës. Sipas njoftimeve ai do të fitojë më shumë se 200 mijë paund në javë, ose rreth 6 milionë paund në vit. Nëse do të realizohen shpërblimet, do të jetë një shitje rekord për Milanin, ndërsa rekordin e mëparshëm e mbante Kaka që u largua te Real Madridi për 67 milionë euro. Kjo, gjithashtu është shitja e 5-të rekorde në Serie A pas Lukakut, Pogbas, Higuainit dhe Zidanit.
