Vieira emërohet trajner i Strasburgut

03.07.2023 16:45

Patrick Vieira është bërë me klub të ri, pasi ka marrë postin e trajnerit te skuadra franceze Racing Strasburg...

Patrick Vieira është bërë me klub të ri, pasi ka marrë postin e trajnerit te skuadra franceze Racing Strasburg. Ish-mesfushori i famshëm francez qëndroi për dy vite si trajner te Crystal Palace në Ligën Premier dhe është rikthyer sërish në Francë. 47-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe është prezantuar si trajner i ri i Strasburgit.
 
Strasburg është blerë nga pronari i Chelseat, Todd Boehly dhe synon që të bëj gjëra të mëdha në Ligue 1 me Vieran në krye të skuadrës. Klubi francez sezonin e kaluar i shpëtoi rënies dy xhiro para fundit, derisa me Vieran synon të luftojë për një vend në garat evropiane. Për trajnerin francez është rikthim në Ligue 1, pasi më parë e kishte drejtuar Nicen.