Botë
Spanja do të kryesojë me BE-në deri në fund të vitit
03.07.2023 18:03
Spanja merr kryesimin e BE-së deri në fund të vitit.///

Spanja merr kryesimin e BE-së deri në fund të vitit. Kryeministri spanjoll, Pedro Sancez, thotë se kryesimi me BE-në vjen në rrethana me shumë përgjegjësi dhe në kohë kur Evropa përballet me shumë sfida. Prioritet i kryesimit spanjoll do të jetë situata në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe përballja me inflacionin.
“Kryesimi i Spanjës me Bashkimin Evropian vjen në një kohë me shumë përgjegjësi. Evropa përballet me shumë sfida të brendshme dhe të jashtme, duhet medoemos të mbështesim Ukraninën politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Prioritet do të jetë përballja me inflacionin, duke rritur prodhimtarinë. Spanja do të përkrahë Suedinë për planin e ndryshimeve klimatike deri në vitin 2030, në tranzicionin e industrisë së gjelbër. Duhet të përparojmë që zgjedhjet evropiane të jenë të denja. Për të parën herë do të organizohet samit i BE-së ku do të marrin pjesë shtetet e Amerikës së mesme dhe të Amerikës latine.”, - deklaroi kryeministri i Spanjës, Pedro Sancez.
“Për zgjerimin e BE-së, Spanja duhet me kujdes të punojë me Ukrainën, që në vjeshtë të ketë përparim. Duhet të ketë përparim teknologjik me investime dhe me digjitalizim të ri dhe të miratohet akt për inteligjencë artificiale. Migracioni është diçka që pjesëmarrësit veç më e kanë votuar, por duhet të ketë solidarizim të përgjithshëm me vendet partnere të cilat janë vendimtare për migracionin në BE.”, - theksoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layn.
FITORE DEMOLLI
