Spitali i Kumanovës furnizohet me 200 dyshekë për pacientët
27.02.2015 15:52
Në Spitalin e Kumanovës, sot ka mbërritur një kontingjent prej 200 dyshekësh të rinj e bashkëkohor për pacientët në reparte të ndryshme të spitalit...

Dyshekët janë siguruar me mjete vetanake, kurse kapin vlerën prej 700 mijë denarësh.
Sipas paralajmërimit të drejtorit, shumë shpejt priten edhe investime të tjera në këtë spital, që drejtpërsëdrejti do të ndikojnë në ngritjen e nivelit higjienik në Spitalin e Kumanovës.
