Kurti pret në takim kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut

04.07.2023 10:44

Kryeministri Kurti pret në takim kryeminsitrin e Holandës, Mark Rutte...

Kryeministri Kurti pret në takim kryeminsitrin e Holandës, Mark Rutte, dhe atë Luxemburgut, Xavier Bettel.

Pas takimit kryeministri Kurti, së bashku me kryeministrat e Beneluksit do të mbajnë konferencë për media.

Bëhet e ditur se  me nderime shtetërore, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Duke iu uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Kryeministri Kurti  i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës.