BE: Lajçak sot në Kosovë diskuton me Kurtin konkluzionet e 27 shteteve anëtare
Bashkimi Evropian ka konfirmuar...

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se qëllimi i vizitës së emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, sot në Kosovë dhe më vonë në Serbi, është që të flitet për konkluzionet e 27 shteteve anëtare pas takimeve të javës së kaluar të Këshillit Evropian.
Në një konferencë për media para gazetarëve, ka thënë se kryediplomati evropian, Josep Borrell i kërkoi emisarit Lajçak që të vizitojë të dyja vendet, në mënyrë që të gjendet rruga për deeskalim.
“Sot është në Prishtinë, do të jetë edhe në Beograd – kjo vizitë është një vazhdim pas Këshillit Evropian ku u diskutuan tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Bënë thirrje për deeskalim. Konkluzat e BE-së, Borrell i kërkoi Lajçak që të udhëtojë në Prishtinë e Beograd që të gjendet një zgjidhje për deeskalim, dhe të rikthehemi në bisedime për dialogun.” – u shpreh ai.
Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq para disa ditësh udhëtuan në Bruksel, por megjithatë, nuk pati takim trepalësh. Të dy, mbajtën takime të ndara me kryediplomatin Borrell dhe emisarin Lajçak.
Njëra prej pyetjeve që iu shtrua zëdhënësit të BE-së në konferencë, ishte edhe ajo e mundësisë për një takim të ri trepalësh, shkruan Nacionale.
“Ky është objektivi dhe qëllimi i aktivitetit tani, që liderët dhe shtetet anëtare, kanë thirrur për deeksllim të menjëhershëm. Treguan çfarë pritet prej të dyja palëve. Vizita prej Lajçak, vizita prej individëve të tjerë nga BE-ja është që të gjendet një rrugë që të dyja vendet të sillet në një mënyrë evropiane.” – tha ai.
Stano vazhdoi tutje duke theksuar se mund të pritet një takim, por aktualisht janë në një fazë tjetër të procesit.
“Sigurisht, që në një pikë, do të ketë një takim në kuadër të dialogut, por ne jemi ende në këtë fazë ku duhet të flitet se çfarë u fol nga Këshilli Evropian.” – tha ai.
