Clinton: Po iki duke menduar se emri tjetër i Nju-Jorkut është West Albania

04.07.2023 13:30

Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton...

Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është përshëndetur me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës që zhvilloi në Shqipëri.

Edi Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se çfarë i ka thënë ish-presidenti amerikan para se të hip në aeroplan, raporton Klan Koova.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”, ka cituar Rama, Clintonin.