Trajneri Mccol, përjashtohet nga sporti

04.07.2023 13:37

Trajneri i përfaqësueses së Zelandës së Re në disiplinën kërcim me shkop, Jeremy McColl...

Trajneri i përfaqësueses së Zelandës së Re në disiplinën kërcim me shkop, Jeremy McColl, është përjashtuar nga atletika për 10 vjet pasi një hetim zbuloi se ai përdorte gjuhë të papërshtatshme  ndaj atleteve mitura.

McColl gjatë  stërvitjeve dhe përmes rrjeteve sociale ka përdorur gjuhë jo të përshtatshme për moshën e atleteve. 

Trajneri McColl, nën udhëheqjen e së cilit Eliza McCartney fitoi medaljen e  bronztë në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros në 2016, bashkëpunoi plotësisht me hetuesit dhe ka dhënë dorëheqje.

“Ju kërkoj falje të gjithëve që i kam lënduar.”, ka thënë McColl.

Federata e Atletikës së Zelandës së re, ka njoftuar se edhe në hetimet e ardhshme  do të bashkëpunojë me të gjitha organet shtetërore.