Futbollisti shqiptar transferohet në Serie A
04.07.2023 13:51
Kevin Haveri ka firmosur me skuadrën e Torinos....

Kevin Haveri ka firmosur me skuadrën e Torinos. Klubi nga Torino ka zyrtarizuar afrimin e fundit, me një postim në rrjetet sociale. Mbrojtësi shqiptar që ka luajtur për moshat kuqezi kushtoi 300 mijë euro dhe u transferua nga Rimini.
Për Haverin kjo është një mundësi e artë, teksa në moshën 21-vjeçare do të ketë mundësi të luajë në Serie A. Lojtari ka luajtur 25 ndeshje për Rimin në Serie C – Group B për edicionin futbollistik 2022/2023.
Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me fanellën “Granata”, në edicionin e ri futbollistik.
