Botë
247 vite shtet! Sot ShBA-ja feston Ditën e Pavarësisë
04.07.2023 13:59
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë përvjetorin e 247-të të pavarësisë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë përvjetorin e 247-të të pavarësisë. Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara përkujton kalimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi Kontinental më 4 korrik 1776. Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë dhe dy ditë më vonë delegatët nga 13 kolonitë miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument historik i hartuar nga Thomas Jefferson. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
ShBA-ja në vete mban 50 shtete të Amerikës Qendrore, duke bërë kështu një shtet me ekonominë dhe ushtrinë më të fortë në botë. E njohur si baza e demokracisë, ShBA-ja ka qenë faktori kyç që shumë shtete në botë të lënë pas diktaturën dhe të kalojnë në demokraci. 4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si Dita e fishekzjarrëve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje me fishekzjarrë në mbrëmje, më mbresëlënësja e të cilave zhvillohet në Uashington, kryeqyteti i vendit. Fishekzjarrët më 4 korrik nuk janë diçka e re. Kongresi autorizoi përdorimin e fishekzjarrëve si pjesë të festimeve të Ditës së Pavarësisë në vitin 1777 në Filadelfia dhe qysh nga ajo kohë, ato kanë qenë një mënyrë popullore për të festuar festën.
VLORA LATIFI TOPOJANI
