Krasniqi përjashtohet pas 12 minutave lojë
04.07.2023 14:17
Kreshnik Krasniqi, nuk ka pasur ndeshje të mirë të hënën mbrëma....

Kreshnik Krasniqi, nuk ka pasur ndeshje të mirë të hënën mbrëma. Krasniqi 22-vjeçar luan për skuadrën Stromsgodset në elitën e Norvegjisë. Stromgodseti fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Stabaekut. Por kontributi i Krasniqit thuajse nuk ekzistoi.
Ai në lojë hyri si zëvendësues, në minutën e 72-të. Në minutën e 76-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa kartonin e dytë të verdhë e mori në minutën e 84-t.
Pra në fushë qëndroi rreth 12 minuta. Krasniqi po luan pak në elitën norvegjeze. Dikur vlerësohej supertalent.
