Stano: Masat varen nga zhvillimi i situatës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano....

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se BE-ja ka vendosur të zbatojë një sërë masash kundër Prishtinës.
Peter Stano tha për “Tanjug” se puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është pezulluar përkohësisht, se është vendosur që Kosova nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe do të ndërpriten vizitat dypalëshe, përveç atyre që synojnë zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së.
“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor ‘IPA 2024’ është lënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga Bordi i VBIF-it më 29-30 qershor.”, tha ai.
Stano shtoi se autoritetet në Prishtinë janë njoftuar për këto masa më 28 qershor.
Ai shtoi se këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, varësisht nga zhvillimi i situatës në terren.
