Maqedoni

Përfaqësuesit e sindikatave – MPPS me program nacional për punë të dinjitetshme

04.07.2023 14:52

Përfaqësuesit e sindikatave, Ministrja për punë dhe politikë sociale dhe përfaqësuesit e punëdhënësve nënshkruan programin nacional...

Përfaqësuesit e sindikatave, Ministrja për punë dhe politikë sociale dhe përfaqësuesit e punëdhënësve nënshkruan programin nacional për punë të dinjitetshme. Sipas ministres Trençevska, me këtë do të avancohen të drejtat e punëtorëve, por sipas sindikalistëve goditja mbi dinjitetin e punëtorëve është bërë me ndryshimin e ligjit për “Bechtel dhe Enka” ku orari i punës, sipas tyre vazhdohet në 72 orë. Sipas Trençevskës, kjo nuk është e vërtetë sepse orari i punës do të jetë 40 orë plus tetë orë shtesë.
 
“Për ligje strategjike lejohet që në periudhën kur e mundësojnë kushtet klimatike të punohet më shumë se 48 orë, por në ligj nuk shkruan askund se është 72 orë. Kjo varet nga kushtet klimatike, nga procesi i punës, prandaj duhet të jemi objektiv kur flasim për orarin  e punës për korridoret 8 dhe 10 se nuk është orari i punës 72 orë, por është mbi të lejuarën 48 orë, por nuk është 72 orë.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
 
“Ne në sindikatë, siç e dimë nga metamatika, gjashtë herë 12 do të ishte diku 72 orë, nëse keni kalkulator mund ta vërtetoni, shpresojmë se edhe ministrja ka kalkulator ku mundet ta vërtetojë këtë që po e themi ne.”, - theksoi Sllobodan Trendafillov nga LSM-ja.
 
“Nëse çdo gjë mbetet siç ka qenë, nuk do të ketë punë shtesë dhe nuk do të maltretohen punëtorët, atëherë pse ndryshuan këtë ligj me flamur evropian? Është evidente se aty do të ketë shkelje klasike të të drejtave të punëtorëve.”, - u shpreh Marijan Ristevski nga KOSM-a.
 
Negociatat  për rritjen e pagave në administratë vazhdojnë të mërkurën në Ministrinë e Financave
 
Për sa i përket rritjes së pagave kishte qëndrime të ndryshme nga përfaqësuesit e sindikatave dhe ministrja Trençevska, por dialogu në këtë temë vazhdon ende.
 
“Deri më tani nuk është biseduar për 14 për qind, por bisedohet për sistem të pagave që do t’u përgjigjet të gjithëve. Të mos harrojmë se pagat e një pjese prej administratorëve u rritën në mars për 2.075 denarë dhe tani po bisedohet në kuadër të Këshillit socio-ekonomik të gjendet zgjidhje sistematike.”, - theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
 
“Atë që biseduam dje ishte që pagat e funksionarëve të ulen që qytetarët të   kenë shembull pozitiv, sepse ajo që u bë përmes Gjykatës Kushtetuese është jonjerëzore dhe jologjike. Biseduam se inflacioni vitin e kaluar ishte 14. 7 për qind dhe ky duhet të jetë parametri kryesor për përllogaritjen e rrogave që të mos humbet fuqia blerëse e punëtorëve.”, - deklaroi Sllobodan Trendafillov nga LSM-ja.
 
“Secili të bëjë llogarinë, përmes formulave nuk guxojmë të lejojmë sepse ata janë mjeshtër për të na manipuluar, por ne jemi unik në kërkesat tona, duhet të tregojnë saktë se për sa do rriten pagat.”, - u shpreh Marijan Ristevski nga KOSM-a. 
 
Sipas LSM-së punëtorët në vend kanë punë të dinjitetshme që është vlerësuan me notën 2. 
 
FLUTURA LATIFI