Maqedoni

Rasti “Feniks”, Prokuroria: Të mos keqpërdoret për qëllime politike

04.07.2023 15:17

Prokuroria Publike ka ftuar që të gjitha partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin e procedurës hetimore...

Prokuroria Publike ka ftuar që të gjitha partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin e procedurës hetimore për çështjen “Feniks” për qëllime politike, si dhe çdo veprim tjetër të prokurorisë. 
 
“Partitë politike të ndalojnë që për qëllime politike të keqpërdorin procedurën hetimore në rastin “Feniks”. I kujtojmë aktorët politik për porosinë e Departamentit Amerikan të Shtetit në drejtim të luftës pa kompromis ndaj korrupsionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
 
Në rastin “Feniks” dyshohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Vlladimir Zdravev dhe dy ish-krerët e Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq dhe Violeta Allarova. Ata dyshohen se për ndërtimin e 11 përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, kosto e të cilave ka arritur deri ne 58 milion euro, kanë përvetësuar të paktën 16 milion euro.