Maqedoni

OJQ-të debatojnë për Gjyqësorin e Pavarur, kërkojnë ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

04.07.2023 15:41

Gjendja në Këshillin Gjyqësor është tej mase serioze, ndikimi politik vazhdon të jetë prezent dhe të “minojë” sundimin e së drejtës...

Gjendja në Këshillin Gjyqësor është tej mase serioze, ndikimi politik vazhdon të jetë prezent dhe të “minojë” sundimin e së drejtës dhe të mos ndëshkohen gjyqtarët, të cilët bëjnë lëshime gjatë punës së tyre. Ky është konstatimi i përfaqësuesve të OJQ-ve në debatin me temë “Si të arrijmë deri në një gjyqësor i pavarur”. Problemet në sistemin gjyqësor po grumbullohen ndër vite, ndërsa për të arritur gjyqësorin e pavarur, nevojitet të ndërmerren hapa urgjente, vlerësojnë ata. 
 
“Ekzistojnë jo vetëm rreziqe, por edhe materializim të këtyre rreziqeve në kuptimin e asaj se në tentimin për të ardhur deri në drejtësi, ekzistojnë rreziqe të mëdha shteti i së drejtës apo sundimi i së drejtës të zgjidhë drejtësinë ashtu siç duhet.”, - deklaroi Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci.
 
“Rasti i fundit në Këshillin Gjyqësor tregon se ne kemi arritur në kulmin e paligjshmërisë dhe pandeshmërisë. Kur pyesim se kush është fajtor, politikanët që dëshirojnë të ndikojnë apo ata që i nënshtrohen këtyre ndikimeve, unë shpesh them se bëhet fjalë për matricë e fuqishme, e cila është kombinim e të dyjave, ndikimi politik, pra frika se do të humbasin funksionin, por edhe gatishmërinë apo nënshtrimin e tyre për t’u ndikuar nga politik.”, - theksoi drejtoresha e Komitetit të Helsinkut, Urania Pirovska.
 
Për të tejkaluar situatën në Këshillin Gjyqësor dhe për të përforcuar kredibilitetin dhe integritetin e këtij këshilli, “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë” vlerëson se duhet miratuar ligj të veçantë me të cilën do të ndërpritet mandati i anëtarëve aktual të Këshillit Gjyqësor, vende të cilat më pas do të zëvendësohen me anëtarë të rinj profesionist me më shumë integritet dhe kredibilitet. 
 
“Jemi para një zgjidhje ose Këshilli Gjyqësor të vazhdojë të funksionojë si Këshill jo-legjitim dhe çdo vendim i tij të pritet me mos besueshmëri ose shteti përmes një ligji të veçantë të ndërpret mandatin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, me çka ndoshta kjo gjë, do të shkaktojë probleme tjera në të ardhmen. Megjithatë këto situata tregojnë se gjendja në gjyqësor është shumë serioze dhe se urgjent duhet  të  ndërmerren masa për të zgjidhur këto probleme.”, - u shpreh Darko Avromovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
 
Edhe pse ekziston rregullativë ligjore për të ulur ndikimin ndaj gjyqtarëve, rrallë ka përgjegjës dhe profesionistë që zbatojnë ligjin në praktikë, konkluduan OJQ-të.
 
REXHEP QAMILI