Maqedoni

Nikollovski: Sugjerohen 3 denarë për çdo kg grurë

04.07.2023 16:42

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski informoi se të gjitha subvencionet për bujqit tashmë janë paguar dhe atë para afatit ligjor...

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski informoi se të gjitha subvencionet për bujqit tashmë janë paguar dhe atë para afatit ligjor. Nikollovski thotë se  është përgatitur mbështetje e re dhe do të dalë para Qeverisë me një paketë të re masash që mbulojnë prodhimin e drithit, pra mbështetje shtesë për elbin dhe grurin, ku nëpërmjet Fondit të Ndërhyrjes, këtë vit prioritet i jepet mbështetjes së grurit. 
 
“Ne sugjerojmë tre denarë shtesë për kilogram grurë, të dorëzuar te blerësit e regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë, prodhuesit e grurit, përveç pagesave bazë që tashmë janë paguar, përveç vajit të gjelbër për të cilin do të marrin karton jeshil gjatë verës, në këtë periudhë do të përcaktojmë edhe këtë mbështetje dhe këto mjete do të paguhet shpejt. Qëllimi i masës prej tre denarësh për kilogram të dorëzuar te blerësit vendor është plotësimi i kapaciteteve vendore për prodhim ushqimor vendor, të cilat duhet të rriten.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
Të gjitha kërkesat e fermerëve nga terreni, si dhe kërkesat e grupeve nënsektoriale do të shqyrtohen me kujdes dhe politikat tona do të bazohen pikërisht gjatë vitit, për të intervenuar dhe plotësuar kërkesat, potencoi Nikollovski. 
 
GAZMEND REXHEPI