Botë

Ukraina: Rusia po planifikon shpërthimin e ‘Zaporozhye’

04.07.2023 17:07

Zyrtarët ukrainas dhe oficerët e inteligjencës njoftojnë se Rusia po planifikon të organizojë një shpërthim në termocentralin bërthamor “Zaporozhye”....

Zyrtarët ukrainas dhe oficerët e inteligjencës njoftojnë se Rusia po planifikon të organizojë një shpërthim në termocentralin bërthamor “Zaporozhye”. Sipas presidentit ukrainas, Kievi ende nuk ka mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore.
 
“Fatkeqësisht, vendi ynë ende nuk ka mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore cilësore për të mbrojtur të gjithë territorin tonë dhe për të rrëzuar të gjitha objektivat e armikut. Ne do të bëjmë gjithçka të mundshme, edhe të pamundurën, për ta bërë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore më të fuqishmin,”. tha president i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Në samitin virtual të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, presidenti rus tha se bota përballet me një rrezik në rritje të konfliktit për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare. Putin thotë se potenciali global për konflikt po rritet dhe se Moska do t'i rezistojë sanksioneve dhe provokimeve. 
 
“Rusia me besim reziston dhe do të vazhdojë t'i rezistojë presionit të jashtëm, sanksioneve dhe provokimeve. Në situatën aktuale, vendi ynë vazhdon të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Populli rus është i konsoliduar si kurrë më parë. Solidariteti dhe përgjegjësia e lartë për fatin e atdheut u dëshmua qartë nga qarqet politike ruse, në të gjithë shoqërinë.”, tha president i Rusisë, Vladimir Putin.
 
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden që ta ftojë Ukrainën në NATO “tani” – edhe nëse anëtarësimi nuk mund të ndodhë deri pas përfundimit të luftës.
 
FITORE DEMOLLI