Këshilli Gjyqësor, zgjedhje më 13 korrik, tre kandidatë për dy vendet e zbrazëta
Këshilli Gjyqësor mbetet me 10 anëtarë...

Këshilli Gjyqësor mbetet me 10 anëtarë pas dy dorëheqjeve të gjyqtarëve Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimovski. Anëtarët e rinj do të zgjidhen javën e ardhshme. Gjyqtarja Naqe Georgiev nga Gjykata Supreme mbeti kandidati i vetëm nga radhët e gjyqtarëve suprem për të qenë anëtar i këtij organi, pasi Këshilli e ndërpreu procedurën disiplinore ndaj tij.
Me tetë vota “për” dhe dy “kundër”, Këshilli vendosi që në vend të gjyqtares Antoineta Dimovska nga Gjykata Civile në Shkup, të ketë dy kandidatë nga zona e Apelit. Këshilli pranoi kundërshtimin e gjyqtarit Lazar Nanev nga Kavadari.
“8 vota janë “pro” dhe 2 vota “kundër” për ta pranuar ankesën e kolegut gjykatës, Llazer Nanev. Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim që ankesa e gjykatësit Llazar Nanev, gjyqtarë në Këshillin Gjyqësor në Kavadar, dhënë për listën e përgjithshme për kandidat për zonën e Apelit në Shkup pranohet.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgievski.
Ish-kryetarja e Këshillit, Vesna Damevska, konsideron se Nanevi nuk mund të jetë kandidat, për shkak se nuk ka dorëzuar dokumentet origjinale për përvojën e punës dhe vlerësimin e dhënë nga Këshilli.
“Për mua vërtet është e pakuptimtë prej ku gjykatësi i cili e ka lëshuar ankesën, në mënyrë decide i njeh arsyet se për çka nuk është i evidentuar në listën e kandidatëve, ku të njëjtit një gjë e tillë përmes rrugës zyrtare nuk i është dorëzuar.”, - theksoi Vesna Dameva nga Këshilli Gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor formoi Komisionin për zbatimin e zgjedhjeve të 13 korrikut. (Fitim Kryeziu, TVM2)
